Mino Raiola protagonist, Milan dhe Juventus kanë gati shkëmbimin për merkaton e verës.
Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro në fund të këtij sezoni.
26-vjeçarit i skadon konrtata me Rosonerët në vitin 2022 dhe drejtuesit janë të detyruar ta shesin italianin në verë.
Me ardhjen e Tomorit, Romagnoli e ka humbur vendin e titullarit dhe Mino Raiola duket se ia ka gjetur skuadrën e re.
Siç raportojnë mediat italiane, Milan dhe Juventus do të shkëmbejnë në verë Romagnolin dhe Bernardeschin.
Raiola është agjent i dyshes dhe bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti.
Marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, pasiqë vlera e tyre në treg është e përafërt në treg.
Problemi i vetëm qëndron te paga e Bernardeschit i cili fiton 4 milionë euro në sezon.