Inter dhe Milan janë duke kërkuar që të mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme mirëpo tashmë kanë filluar përgatitjet e para për merkaton verore që po afrohet.
Një duel në merkato mesa duket po i pret dy gjigantët e Milanos për shërbimet e mbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkovic.
Mbrojtësi serb është objektiv i dy skuadrave milaneze qysh prej verës së kaluar mirëpo çmimi i lartë prej 40 milionë eurosh e pamundësoi blerjen e tij.
Mirëpo tashmë situata ka ndryshuar pasi me një kontratë që skadon në vitin 2022 tani çmimi i tij është reduktuar në 25 milionë euro dhe mund të bjerë deri në 20 milionë.
Kjo gjë pritet të ndikojë shumë në rivalitetin në rritje për të pasi si Milan edhe Inter mund të sigurojnë një shumë të tillë dhe gjithçka do të varet nga dëshira e serbit.