Juventus ka nevojë për 100 milionë euro!

Juventus raportohet se nevojitet që të grumbullojë rreth 100 milionë euro deri në fund të qershorit mirëpo nga ana tjetër refuzoi një ofertë të Manchester United për Dejan Kulusevski.

Zonja e Vjetër raportoi një humbje prej rreth 100 milionë eurosh në pjesën e parë të sezonit 2020-2021 dhe siç raporton Il Corriere di Torino, skuadra duhet të grumbullojë një shumë të tillë deri në fund të këtij sezoni për të balancuar financat.

Aaron Ramsey, Alex Sandro, Adrien Rabiot dhe Paulo Dybala priten të jenë emrat e parë që do të largohen nga skuadra kur sezoni aktual të përfundojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here