Antonio Conte mund të jetë duke kaluar sezonin e fundit me skuadrën e Interit që me shumë gjasa do të jetë kampione e Serie A.
Atletico Madrid është duke menduar seriozisht për sjelljen e tij në Wanda Metropolitano në qoftë se Diego Simeone do të largohet në fund të këtij sezoni, raporton kështu La Razon.
Kjo pritet të jetë një marrëveshje e ndërsjelltë pasi Simeone mund të marrë pikërisht vendin e Contes tek Interi.
Nëse El Cholo fillon lëvizjet për një transferim të tillë atëherë në kryeqytetin spanjoll do të vijë pikërisht Conte i cili e ka sjellë Interin në një formë të jashtëzakonshme.