Merkatoja: Ylli i Atalantas tek Juventusi këtë verë!

E gjithë vëmendja e Juventusit në merkato është zhvendosur tek skuadra e Atalantas.

Robin Gosens është emri i parë që pëlqehet tej mase nga skuadra e Fabio Paraticit ku edhe çmimi prej 40 milionë eurosh nuk po e trembë aspak Zonjën e Vjetër.

Tuttosport raporton që Biankonerët janë duke u përgatitur gjithashtu që ta përdorin edhe kartën e Romeros i cili është i huazuar tek kjo skuadër për të bindur Bergamasit të lënë të lirë gjermanin të largohet.

Emri tjetër është ai i Mattia Perin i cili aktualisht është i huazuar tek skuadra e Genoas por që është nën pronësinë e Juventusit dhe pritet të shfrytëzohet nga Biankonerët në këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here