Oferta prej 50 milionë eurove ka arritur, Conte largohet nga Interi

E ardhmja e Antonio Contes te Interi në pikëpyetje.

Nuk ka asnjë dyshim se më meritori për rezultatet e Interit këtë sezon është Antonio Conte. Në sezonin e tij të dytë si trajner i Neroaxurëve, Conte është pranë fitimit të Scudettos.

Mirëpo e ardhmja e tij në Meazza është e paqartë, për shkak se klubi është në vështirësi financiare.

Në rast se Contes nuk i garantohen përforcime të reja për të qëndruar në krye edhe sezonin e ardhshëm, atëherë italiani do të largohet nga Interi.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Tottenham dhe Spurs kanë përgatitur një ofertë tre vjeçare për Conten.

Tottenham do t’i ofrojë Contes pagë prej 17 milionë eurove në sezon, pasiqë Spurs pritet ta shkarkojnë Mourinhon në fund të sezonit.

Mbetet ta shohim si do të rrjedhin gjërat te Interi dhe se a do ta marrë Conte drejtimin e Tottenham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here