Alessandro Florenzi duket se nuk mund të rrijë larg Italisë për një periudhë të gjatë pasi këtë verë ai mund të bëhet pjesë e Interit.
Antonio Conte e pëlqen jashtë mase atë dhe tashmë janë zhvilluar dy biseda telefonike mes palëve dhe gjithçka po ecën në rrugën e duhur për ta sjellë atë në Milano.
Ai është nën pronësinë e Romës e cila e ka huazuar atë tek PSG e cila ka të drejtë blerje për një shifër prej 9 milionë eurosh.
Mundësitë më të mëdha të Florenzit janë që ai të veshë fanelën e Neroazzurëve për shkak se PSG ka gjasa që nuk do blejë kartonin e tij dhe futbollisti nuk dëshiron që të rikthehet nën urdhërat e Paulo Fonsecas.