Erik Lamela këtë verë do të largohet nga Tottenam dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Italia.
Deri më tani vetëm Napoli ishte e interesuar për shërbimet e tij por tashmë në garë ka hyrë edhe Milan e cila kërkon blerjen e tij këtë verë, raporton Calcio Mercato.
Ish ylli i Romës është vetë i interesuar për një rikthim në Serie A dhe tashmë interesimi për argjentinasin dita ditës po vjen duke u rritur.
Spurs akoma nuk i kanë caktuar një çmim kartonit të tij mirëpo mendohet se nuk do të jetë ndonjë shifër e lartë duke marrë parasysh faktin që ai nuk bën pjesë më në planet e skuadrës.