Inter është e gatshme që të hyjë në garë për të siguruar shërbimet e Rodrigo De Paul të Udineses, i cili po kërkohet gjithashtu nga skuadra e Napolit.
Interesim për të gjatë verës së kaluar pati edhe nga Premier League ku skuadra e Leeds dëshironte transferimin e tij por që nuk pati sukses.
Por CalcioMercato deklaroi që tashmë favoriti kryesor për të arritur një transferim të tillë është Interi e cila është duke bërë gati një ofertë prej 35 milionë eurosh për argjentinasin.