Inter ka piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.
Neroaxurët janë pranë fitimit të Scudettos pas dhjetë viteve, mirëpo Neroaxurët kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Beppe Marotta po punon për përforcimet e merkatos së verës dhe ka piketuar goditjen e parë.
Inter është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe është Nicolas Tagliafico ai që ka përfunduar në shënjestrën e Contes.
Mbrojtësi argjentinas ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023, ndërsa Inter do të duhet të paguaj 15-18 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit.