Inter është gjendur në një pozitë të vështirë për shkak se Milan mund të transferojë futbollistin e saj me parametra 0 gjatë kësaj vere.
Bëhet fjalë për Danilo D’Ambrosio i cili ka një kontratë që skadon këtë verë dhe me gjithë ata futbollistë që Inter ka për të rinovuar ky i fundit ka mbetur jashtë vëmendjes së skuadrës.
Corriere dello Sport raporton që ai do transferohet me parametra 0 tek rivalët e qytetit në qoftë se një rinovim nuk do të arrihet javëve të ardhshme.