Milan është kthyer të fitojë në San Siro dhe ka marrë tri pikë të tjera shumë të rëndësishme në garën për një vend në Champions League.
Kuqezinjtë kanë mundur 2-1 Genoa-n në shtëpi.
Milanezët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 14-të me një të majtë të fuqishme të Rebic.
Miqtë janë kundërpërgjigjur në të 37-ën me golin e Destro-s.
Ndeshja është vendosur nga nja autogol i Scamacca-s në të 68-ën.