Sulmuesi i skuadrës së Sassuolos, Gianluca Scamacca prej sezonit të ardhshëm me shumë mundësi që do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit, raporton AS.
22 vjeçari aktualisht është i huazuar tek skuadra e Genoas dhe tashmë ka shprehur haptaz dëshirën për të luajtur së bashku me Zlatan Ibrahimovic.
Milan po shikon tek Scamacca zëvëndësuesin afatgjatë për Zlatan Ibrahimovic i cili pritet të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në San Siro dhe më pas do largohet ose do të penzionohet nga futbolli i luajtur.