Milan ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.
Gjigantët europian janë hedhur në sulm për të përforcuar skuadrat e tyre në prag të Super Ligës Europiane e cila pritet të fillojë në Gusht të këtij viti.
Objektivi kryesor i Rosonerëve për sezonin e ardhshëm është transferimi i një sulmuesi dhe Maldini ka piketuar përforcimin ideal.
Corriere della Serra raporton se Milan synon transferimin e Memphis Depay, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Depay është në shënjestrën e disa gjigantëve europian, mirëpo Rosonerët janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë më të lartë dhe rrolin kryesor në skuadër për ta bindur që të transferohet në San Siro.