Portieri i Paris Saint Germain këtë verë pritet të zbarkojë në Itali tek skuadra e Milan e cila është në kërkim të një portieri kualitativ pasi Gianluigi Donnarumma mund të largohet muajve të ardhshëm.
Është pikërisht PSG e cila po kërkon transferimin e Gigi Donnarummas dhe nuk përjashtohet mundësia e një lloj shkëmbimi.
Kjo mund të bëhet për arsye financiare për shkak se italiani po kërkon një pagë më të lartë dhe Rossonerët nuk janë në gjendje ti ofrojnë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër Rico është portieri i dytë i kampionëve të Francës për shkak se forma e Keylor Navas ja ka pamundësuar atij një vend në formacionin e Pochettinos.