Tomori, top prioritet për Milanin!

AC Milan e ka shndërruar nënshkrimin e një kontrate të re me Fikayo Tomorin si një top prioritet për këtë verë, raporton kështu Gazzetta dello Sport.

Rossonerët janë të gatshëm për një kontratë të re me futbollistin që e kanë huazuar nga Chelsea pasi tashmë kanë arritur një marrëveshje me Alessio Romagnolin.

Tomori pritet që të transferohet në San Siro nëse kuqezinjtë shfaqin interesim për blerjen e tij pasi Chelsea nuk e ka në planet e tyre qendërmbrojtësin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here