Dënimi më i madh i mundshëm: Juventus dhe Real Madrid mbesin pa Champions League?

Kaosi i plotë sa i përket krijimit të Superligës europiane të cilët e shkaktuan Real Madrid dhe Juventus nuk po tkurret akoma.

Florentino Perez dhe Andrea Agnelli janë promovuesit më të mëdhenj të kësaj ideje e cila nuk zgjati shumë dhe humbi mbështetjen që pati për më pak se 48 orë.

Edhe reagimi i presidentit të UEFA-s Alexander Çeferin ishte i ashpër i cili deklaroi që: ”Këto skuadra janë anëtare të organizatës sonë dhe që prej tani marrëdhënia e tij me disa persona të caktuar nuk do të jetë më e njejtë (Florentino Perez dhe Andrea Agnelli).

Juan Laporta nuk ka pasur asgjë në duart e tij dhe vendosi që anëtarët e klubit të marrin vendimin përfundimtar për këtë temë.

E pashë orarin e Superligës dhe mu duk qesharak dhe vetëm Reali dhe Juventus do të luanin për çdo javë”- përmbylli intervistën Çeferin.

Gazzetta dello Sport deklaroi që skuadrat e tjera kanë kërkuar nga UEFA që ti dënojnë ashpër Real Madridin dhe Juventusin duke i përjashtuar nga Champions League për sezonin e ardhshëm që gjë do ti shndërronte Perezin dhe Agnellin në ‘tradhëtarë’ për skuadrat e veta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here