Francisco Trincao drejt transferimit në Itali.
Sulmuesi i Barcelonës, Francisco Trincao mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.
Portugezi është penalizuar nga ndryshimet e shumta në formacion nga Koeman dhe dëshiron largimin nga Barcelona.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, interesim për transferimin e Trincaos kanë shfaqur Milan dhe Juventus.
Rosonerët e shohin Trincaon si përforcimin ideal për vijën e sulmit, ndërsa te Juventus si pasuesin ideal të Dybalas.
Te Barcelona priten ndryshime të mëdha në verë dhe Katalanasit pritet ta shesin Trincaon në mënyrë që të arkëtojnë para për blerjen e Haaland.
Barcelona do të kërkojë më së paku 30 milionë euro për ta lënë të lirë portugezin, shifër të cilën Milan dhe Juventus janë të gatshëm ta paguajn.