AC Milan, Roma dhe Inter janë që të trija të interesuara për të siguruar shërbimet e Andrea Belottit i cili pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.
Calciomercato raporton se që të tri skuadrat e mëdha italiane janë duke bërë gati ofertat e tyre për të bindur atë për të ndërruar skuadër këtë verë.
Torino është pranë rënies nga Serie A ndërkohë që Belotti hapur ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar tek një skuadër ku mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane.