Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat italiane.
Juventus rrezikon të mos kualifikohet në Champions pas barazimit të djeshëm me Fiorentinën.
Biankonerët renditen në pozitën e katërt në Serie A me 66 pikë, dy më pak se Atalanta e vendit të dytë dhe me pikë të barabarta me Napolin në vend të tretë.
Mediat italiane raportojnë se trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm do të jetë Massimiliano Allegri.
Allegri e ka regjistruar djalin e tij në shkollë në Torino dhe zyrtarizimi i rikthimit të tij te Juventusi është vetëm çështje kohe.
Me rikthimin e Allegrit në stolin e Juventusit, nga Zonja e Vjetër do të largohet edhe Cristiano Ronaldo.
Allegri e drejtoi Juventusin nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka fituar pesë tituj rradhazi në Serie A me Biankonerët.