Bologna dhe Hellas Verona kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të Interit, Aleksandar Kolarov, siç raporton Calcio Mercato.
Të dy skuadrat janë shprehura të gatshme për ti ofruar një kontratë 35 vjeçarit i cili në qershor do të jetë një futbollist i lirë.
Kolarov u transferua tek Inter gjatë verës së kaluar për një shifër prej 1.5 milionë eurosh dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje për skuadrën e Contes në të gjitha kompeticionet