Revolucion në San Siro: Milan transferon pesë super yje në merkaton e verës

Milan dje e mposhti Beneventon dhe Rosonerët u rikthyen në pozitën e katërt e cila dërgon në Champions.

Rosonerët do të përballen javën e ardhshme me Juventusin, ndeshje kjo e cila mund të përcaktojë kualifikimin në Champions League.

Te Milan planifikojnë ndryshime të mëdha në verë pas rënies nga forma në fund të kampionatit dhe kanë gati pesë super përforcime për ta rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian.

Pianeta Milan, raporton se Rosonerët do të fokusohen te transferimet low-cost dhe Maldini ka piketuar pesë super përforcime.

Emri i parë në shënjestrën e Maldinit është Sergio Ramos. Në rast se spanjolli nuk rinovon me Realin, Milan do të tentojë transferimin e 34-vjeçarit në San Siro. Maldini ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Ramos dhe transferimi i tij nuk është i pamundshëm.

Dy emrat tjerë në shënjestrën e Milanit, janë Memphis Depay dhe Florian Thauvin. Dyshja do të jetë e lirë pas përfundimit të sezonit dhe Rosonerët do të bëjnë ç’mos për t’i transferuar ata në San Siro.

Për krahun e djathtë të mbrotjes Milan do të transferojë njërin nga dyshja Elseid Hysaj ose Emerson Royal.

Emri i fundit në shënjestrën e Rosonerëve është Julian Draxler, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Te Milan e shohin gjermanin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here