Braziliani më në fund ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Paris Saint Germain deri në vitin 2026.
Neymar nënshkroi një kontratë të re me kampionët e Francës, raportoi kështu L’Equipe.
Braziliani javëve të fundit ka qenë shumë i përfolur për një rikthim të mundshëm tek Barcelona mirëpo kontrata e re tashmë ka hedhur poshtë çdo hipotezë.
Marrëveshja re pritet që të bëhet e ditur gjatë kësaj të shtune.