Jose Mourinho ka filluar qysh tani të mendojë për skuadrën e vitit të ardhshëm dhe Special One duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë punë.
Sulmi pritet që të ketë një rëndësi të veçantë ku tashmë portugezi ka gati emrin që do ja bashkangjesë sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.
Qëllimi i tij i parë ishte që të bindte boshnjakun që të qëndronte akoma tek Roma, objektiv ky që duket se është arritur.
Tani bëhet fjalë për Andrea Belottin i cili ka përfunduar në radarët e Giallorossëve me urdhër të Mourinhos.
Sulmuesi i Torinos ka shumë mundësi të përfundojë në Stadio Olimpico pasi Roma gjendet në pozitë më të mirë financiare se skuadrat e tjera italiane.