Goditje surprizë: Mourinho transferon yllin e Barcelonës te Roma

Special One ka gati goditjen e bujshme për merkaton e verës!

Jose Mourinho ka filluar të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm edhe pse ende nuk e ka drejtuar Romën në asnjë ndeshje.

Ditët e fundit është raportuar se Mourinho ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës dhe se drejtuesit nuk e kanë ndërmend të kursehen.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Mourinhos është Francisco Trincao.

Trincao nuk ka arritur të bind aspak te Barcelona dhe Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë.

Portugezi u transferua në Camp Nou për 30 milionë euro, shifër të cilën Giallorosët janë të gatshëm ta paguajn.

Mourinho dëshiron ta ndërtojë sulmin e Romës rreth Trincaos, ku ky i fundit do të jetë ylli i skuadrës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here