Siç raporton Fichajes.net, Milani i Stefano Piolit po përgatitet për një transferim interesant këtë verë nga skuadra e Real Madrid.
Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Alvaro Odriozola i cili nuk po arrin që të gjejë minutat e nevojshme tek Los Blancos dhe po konsideron seriozisht opsionin e largimit.
Mbrojtësi i djathtë do të ishte zëvëndësuesi ideal për Diogo Dalot i cili mund të rikthehet tek Manchester United gjatë kësaj vere.
Emri tjetër është ai i Lucas Vazquez i cili akoma nuk ka vendosur për të rinovuar kontratën e tij me Real Madrid dhe Rossonerët do synojnë transferimin e dyfishtë nga Los Blancos këtë verë.