Fati i Mario Mandzukic tek Milan duket se është shkruar tashmë.
Sulmuesi kroat nuk do të qëndrojë më shumë tek Milan e cila është duke kërkuar zëvëndësuesin e duhur për Zlatan Ibrahimovic.
Corriere della Serra ka bërë të ditur që ai do bëj gati valixhet pas 30 qershorit.
Rossonerët tashmë kanë etiketuar emrin e sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahovic si emrin ideal për sulmin e tyre.
Vlahovic këtë sezon ka shënuar 21 gola në Serie A dhe presidenti Rocco Commisso e vlerëson atë me një shifër prej 60 milionë eurosh, shumë kjo që asnjë skuadër italiane nuk është në gjendje ta paguajë momentalisht.
Mirëpo Rossonerët kërkojnë të shfrytëzojnë negociatat dhe vetëm dëshirën e futbollistit i cili dëshiron largimin nga Firence tek ndonjë skuadër më e madhe në Apenine.