Inter do largojë dy yje në janar!

Inter ka bërë gati planin për transfertën e janarit dhe skuadra e Contes ka vendosur që të heqë dorë nga shërbimet e Christian Eriksen dhe Radja Nainggolan.

Kualiteti i Eriksen dhe dinamizmi i Nainggolan duket se nuk janë të rëndësishëm për Conte.

Për Eriksen interesim të madh ka shfaqur edhe skuadra e Paris Saint Germain mirëpo interesimi nuk është ndalur as nga Italia ku Milan dhe Juventus kanë shfaqur dëshirë për transferimin e tij.

Ndërsa për Radja Nainggolan duket se ka shumë mundësi që ai të rikthehet tek ish skuadra e tij e Cagliarit ku ishte pjesë sezonin e kaluar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here