Juventus sonte do të përballet me Sassuolon në transfertë dhe fitorja është opsioni i vetëm i Biankonerëve për të mbetur në garë për Champions.
Zonja e Vjetër renditet në pozitën e pestë në Serie A me 69 pikë të grumbulluara.
Gazzetta dello Sport, raporton se te Juventusi po mbizotron një atmosferë kaotike, ndërsa shkaktari kryesor është Cristiano Ronaldo.
Portugezi është vetëm fizikisht pjesë e skuadrës dhe thuhet se nuk komunikon me bashkëlojtarët e tij.
Përderisa skuadra po stërtivet dhe po mendon për kualifikimin në Champions, Ronaldo nuk ka marrë pjesë në stërvitje pasiqë ka blerë Ferrari.
Gazzetta dello Sport, shkruan se futbollistët e Juventusit e shohin Ronaldon si shkaktarin kryesor për atmosferën e keqe që është krijuar në skuadër në momentin më deçiziv të kampionatit.