Inter duhet që të ketë kujdes të shtuar ndaj Manchester City për shkak se Guardiola po shikon mundësinë e rikthimit të Romelu Lukakut në Premier League.
Romelu Lukaku nuk ka të ndalur dhe kjo gjë i ka rënë në sy shumë skuadrave të mëdha europiane ku njëra prej tyre është edhe City e Guardiolës e cila është gati për çmendurira në merkato për të siguruar shërbimet e tij.
Oferta e parë që është duke u bërë gati duket se do të jenë shërbimet e Gabriel Jesus dhe një shifër prej 60 milionë eurosh në drejtim të Neroazzurëve, ofertë kjo që do të jetë e vështirë për tu refuzuar.