Sergio Ramos vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje që po na pret dhe që duket se do të jetë e mbushur me supriza.
Paris Saint Germain tashmë edhe zyrtarisht ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Real Madrid i cili vështirë se do të arrijë një marrëveshje për të rinovuar kontratën me Los Blancos.
Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje të re atëherë ai do të jetë një futbollist i lirë këtë verë dhe pikërisht një gjë të tillë janë duke pritur parisienët.