Davil Luiz pas përfundimit të këtij sezoni do të largohet nga skuadra e Arsenalit dhe është shprehur i gatshëm për një aventurë të re në Serie A.
34 vjeçari ka një kontratë që skadon këtë qershor dhe interesimi për të pavarësisht moshës nuk është duke munguar.
Bëhet fjalë për Lazion e cila po kërkon me ngulm ta sjellë brazilianin në kryeqytet.
Siç raporton The Athletic, Arsenal nuk i ka bërë asnjë ofertë atij për të qëndruar në Londër duke i hapur kështu rrugë lazialëve.