Mesfusha e Milanit: Një tjetër talent vjen tek Rossonerët!

Milan është një skuadër që gjithnjë e më shumë po kërkon të freskojë veten me emra të rinj dhe mesfusha është pranë për të shtuar edhe një emër të ri.

Paolo Maldini ka muaj që po punon për talentin e Feynoord, Orkun Kokcu.

Disa javë më parë një takim është mbajtur mes përfaqësuesve të Milanit dhe babait të futbollistit ku u diskutua mundësia për transferimin e tij në San Siro këtë verë.

Tashmë gjërat janë lehtësuar për Rossonerët pasi vitin e kaluar ai kishte një çmim prej 25 milionë eurosh ndërkohë që tashmë ai është ulur në 15 milionë, që e bën atë më të arritshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here