Thomas Partey gjatë vitit të kaluar u transferua tek skuadra e Arsenalit por vetëm pas një viti qëndrim mund të largohet nga kjo skuadër.
Mesfushori ganez i kushtoi londinezëve hiç më pak se 50 milionë euro mirëpo nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.
Mediat italiane raportojnë që Antonio Conte është i vendosur për të transferuar ganezin i cili mund të largohet nga Topçinjtë javëve të ardhshme.
Marcelo Brozovic pritet të largohet këtë verë nga Interi dhe Partey po shihet si emri i duhur për ta zëvëndësuar atë.
Problemi qëndron tek Arsenal e cila kërkon plot 60 milionë euro për ta lënë atë të lirë.