Shkëmbimi i vitit: Bastoni te rivalët e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Alessandro Bastoni te rivalët e Interit?

Alessandro Bastoni është njëri nga lojtarët më të kërkuar pas një sezoni fantastik me Interin.

Mbrojtësi 22-vjeçar e ka fituar epitetin në Itali si Maldini i ri, ndërsa këtë sezon me Neroaxurët ka luajtur 40 ndeshje dhe ka bërë katër asistime.

Gjigantët europian janë vënë pas tij, ndërsa sipas raportimeve të fundit nga Calcio Mercato, është Juventus klubi i fundit që dëshiron shërbimet e Bastonit.

Inter është në krizë ekonomike dhe nga klubi pritet të largohet një emër i madh.

Juventus synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Biankonerët kanë përgatitur ofertën joshëse.

Zonja e Vjetër është e gatshme t’ia ofrojë Interit kartonin e Merih Demiral dhe 40 milionë euro në këmbim të Bastonit.

Mbetet ta shohim nëse është Bastoni ai që do të sakrifikohet nga Steven Zhang.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here