Antonio Conte do të mbetet trajner i Interit pas fitimit të Scudettos. Italiani e dëshmoi se është një trajner që fiton trofe.
Conte e ka besimin e plotë të drejtuesve dhe italiani ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Lautaro Martinez, Conte ia ka kërkuar drejtuesve shitjen e argjentinasit dhe italiani madje ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
51-vjeçari ka piketuar Harry Kane si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe Inter do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.
Neroaxurët do të arkëtojnë 80 milionë euro nga shitja e Lautaros, ndërsa për Harry Kane do të duhet të ofrojnë më së paku 70 milionë euro.