Paolo Maldini për shopping te Roma.
Milan mbrëmë barazoi në transfertën me Cagliarin për ta komplikuar edhe më tepër garën për Champions.
Rosonerët renditen në pozitën e katërt me 76 pikë, një pikë më tepër se Juventusi dhe për skuadrën e Piolit fitorja ndaj Atalantës është bileta e vetme për Champions League sezonin e ardhshëm.
E përditshmja italiane Il Tempo, raporton se Paolo Maldini ka piketuar një transferim low-cost te Roma. Bëhet fjalë për sulmuesin e Giallorosëve, Henrikh Mkhitaryan.
Armeni ka bërë një sezon fantastik duke shënuar 12 gola, mirëpo në fund të sezonit pritet të largohet nga Olimpico.
Mino Raiola ia ka propozuar Maldinit transferimin e tij dhe Mkhitaryan pritet t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero.
Raiola ka kërkuar pagë prej 4 milionë eurove në sezon, shifër të cilën Milan është i gatshëm t’ia ofrojë armenit.