Jens Petter Hauge u transferua te Milani verën e kaluar për pesë milionë euro, ndërsa mund të largohet nga San Siro pas vetëm një sezoni.
Hauge ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon me Rosonerët, ka realizuar tetë gola dhe ka bërë tre asistime, ndërsa vlera e tij në treg është 10 milionë euro.
Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm që ta sakrifikojnë norvegjezin për të arritur deri te objektivi i tyre në merkato.
Gazzetta dello Sport, raporton se Milan është i gatshëm tia ofrojë Udineses kartonin e Hauges dhe 30 milionë euro për Rodrigo De Paul.
Rosonerët janë të bindur se Udinese do ta pranojë ofertën e tyre, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.