Milan ka shumë mundësi që këtë verë mund të humbasë dyshen Brahim Diaz dhe Hakan Calhanoglu e nuk dëshiron që të gjendet në vështirësi në mesfushë për sezonin e ardhshëm.
Ka shumë emra që Rossonerët po shqyrtojnë për ti transferuar dhe opsioni më i ri është ai i Franco Vazquez.
TodoFichajes raporton që Milan është e interesuar për të siguruar shërbimet e italiano-argjentinasi i cili mund të largohet këtë verë nga Sevilla.
Ish futbollisti i Palermos ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Serie A dhe Paolo Maldini ka filluar punën që ti plotësojë dëshirën një mesfushori që do ishte ilaçi për kokëdhimbjen e drejtuesve kuqezi për repartin e mesfushës.