Gati lamtumira: Ylli i Napolit tek Milan!

Milan është shumë pranë një goditjeje shumë të rëndësishme të kësaj vere.

Bëhe fjalë për mbrojtësin e Napolit, Nikola Maksimovic i cili është rikthyer përsëri në radarët e Milanit.

Qendër mbrojtësi i lindur në vitin 1991 ka një kontratë që është pranë skadimit dhe dëshiron të zgjasë qëndrimin në Serie A por jo tek Napoli.

Rossonerët do të kërkojnë transferimin e tij me parametra 0 që do ishte një frymëmarrje financiare për kuqezinjtë.

Pozita e Alessio Romagnolit nuk është e sigurt për sezonin e ardhshëm dhe Maksimovic shihet si emri më i përshtatshëm për të zënë pozicionin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here