Inter nuk po arrin kurrsesi që të gjejë qëtësi këto javë pasi përveç situatës së rëndë ekonomike ka filluar të përballet edhe me skuadrat e mëdha europiane që dëshiron futbollistët e saj.
Tashmë në skenë ka hyrë gjiganti francez i PSG, i cili po kërkon transferimin e mesfushorit të kësaj skuadre, Marcelo Brozovic.
Kontrata e kroatit skadon në qershor të 2022 dhe nëse nuk arrihet një rinovim atëherë zikaltërit do të detyrohen që ta shesin atë gjatë kësaj vere.
Mirëpo Marotta nuk e ka ndërmend që të dorëzohet pasi është duke diskutuar me drejtuesit e skuadrës mundësinë për ti rinovuar kontratën atij për ta bindur që të qëndrojë në San Siro.