Gianluigi Donnarumma mund të marrë rrugën për tek Barcelona këtë verë, raporton AS.
Kjo pasi portieri mund të lërë Milanin në fund të këtij sezoni dhe agjenti i tij ka bërë të ditur që klienti i tij është i gatshëm për një transferim në Camp Nou.
Barcelona gjithashtu gjendet në një krizë të thellë ekonomike mirëpo mund të heqë dorë nga shërbimet e Marc-Andre Ter Stegen për të sjellë italianin në portën e tyre.