Mosmarrëveshjet në mes të presidentit Zhang dhe trajnerit Antonio Conte duket se do të përfundojnë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Zërat për largimin e tij nga drejtimi i Neroazzurëve po shtohen dita ditës dhe acarimin e dy palëve duket se nuk ka kush që ta zgjidhë.
Neroazzurët nuk i kanë varur të gjitha shpresat tek italiani pasi tashmë kanë përpiluar një listë me dy emra që mund ta zëvëndësojnë atë në qoftë se do largohet.
Emri i parë është ai i Massimiliano Allegrit i cili deri më tani përflitej për të marrë postin e trajnerit tek Juventusi.
Emri i dytë është ai i Simone Inzaghit i cili ka kaluar një sezon të mirë me skuadrën e Lazios.