Një sezon që duhet harruar sa më shpejtë për Zonjën e Vjetër dhe që duket se tashmë ka filluar të tregojë rezultatet e para negative.
Kjo pasi priten të ndodhin disa largime që nuk priteshin nga drejtuesit e skuadrës.
Njëri ndër ta pritet të jetë edhe qendër mbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt.
TV3 raporton që ai është penduar për një transferim të bërë në Torino dhe tashmë do të kërkojë të ribashkohet me bashkëkombasin e tij, Frenkie de Jong tek Barcelona.
Skuadra katalanase gjithashtu e mirëpret një lëvizje të tillë pasi ka muaj që është vënë në ndjeje të holandezit.