Interesimi i Milanit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Atalantas, Josip Ilicic ka javë që është intensifikuar mirëpo kjo duket se nuk do të jetë e mjaftueshme për ta sjellë atë në San Siro.
Nga Paolo Maldini ai po shikohet si zëvëndësues i denjë për Zlatan Ibrahimovic.
Mirëpo ditëve të fundit në garë për të ka hyrë edhe Lazio e cila duket më e interesuar për blerjen përfundimtare të sllovenit.
33 vjeçari duket një temë e nxehtë mes dy skuadrave të mëdha italiane por Milan ka dhënë qysh prej tani shenja dorëzimi.
Kjo për faktin që drejtuesit e skuadrës kuqezi kanë kthyer sytë kah Olivier Giroud i Chelseas i cili do largohet këtë verë nga Stamford Bridge.