Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka këtë verë ka shumë mundësi që do të largohet nga skuadra e Arsenal.
Kjo gjë nuk vjen nga pakënaqësitë që ka në Londër por pasi për të interesim të madh është duke shfaqur trajner i ri i Romës, Jose Mourinho.
Special One ka bërë të ditur që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio raportoi që Roma ka shprehur interesimin për të blerë shërbimet e futbollistit të kombëtares zviceriane.
Klubi kryeqytetas qysh tani raportohet që ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Xhakës.
Për të interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Bundesliga.