Sulmuesi i Wolves, Patrick Cutrone ka kërkuar që huazimit të tij tek Fiorentina ti jepet fund në këtë janar në mënyrë që të jetë në gjendje për të gjetur një skuadër të re.
Sulmuesi është i huazuar nga Wolves këtë sezon mirëpo nuk është aspak i kënaqur pasi që shumicën e ndeshjeve është duke qëndruar si zëvëndësues.
Calciomercato raporton se agjentët e tij do të negociojnë largimin nga Fiorentina ku menjëherë interesim për kartonin e tij kanë shfaqur Parma dhe Bologna.