Dhurata e parë për Allegrin: Juventus transferon yllin e Atleticos

Massimiliano Allegri rikthehet në stolin e Juventusit pas një pauze dyvjeçare.

Me rikthimin e Allegrit te Zonja e Vjetër, priten ndryshime të mëdha te Juventusi gjatë kësaj vere.

Italiani ka firmosur kontratë  deri në vitin 2025, që tregon se proejkti i ri është projekt afatgjatë.

Mediat italiane raportojnë se Agnelli ka dhuratën e parë për Allegrin. Juventus në merkato do të hidhet në sulm për transferimin e Saul Niguez nga Atletico Madrid.

Saul u shpall kampion në Spanjë me Atleticon dhe është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Wanda Metropolitano.

26-vjeçari është përforcimi ideal për vijën e mesfushës, pika më e dobët te Juventusi për momentin.

Spanjolli ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, ndërsa për kartonin e tij Biankonerët do të duhet të paguajnë 60 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Juventus është në pole-position për transferimin e Saul.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here