Milan dhe Atletico Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
MilanLive, raporton se Milan dhe Atletico Madrid mund të bashkëpunojnë në merkaton e verës.
Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin, i cili është pranë largimit nga San Siro, pasiqë Rosonerët nuk po arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Raiola kërkon pagë 6 milionë euro në sezon, ndërsa Milan i ka ofruar vetëm 4 milionë euro në sezon.
Kontrata e Romagnolit skadon në vitin 2022 dhe drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta shesin këtë verë.
Interesim për italianin ka shfaqur Atletico Madrid dhe Maldini dëshiron të përfitojë nga ky interesim i Los Colchoneros.
Milan do tia ofrojë Atleticos kartonin e Romagnolit dhe Castillejos në këmbim të Angel Correas.
Correa ka shkëlqyer këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 11 asistime, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.