Një futbollist dhe para: Milan transferon yllin e Serie A

Pas kualifikimit në Champions, te Milan kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Mike Maignan, i cili do ta zërë vendin e Donnarummës, ndërsa janë pranë transferimit të Olivier Giroud nga Chelsea.

Calcio Mercato, raporton se Maldini ka gjetur përforcimin e duhur për krahun e djathtë të sulmit.

Milan ka nisur sulmin për transferimin e Domenico Berardit nga Sassuolo. Berardi ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 17 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Te Milan e shohin 26-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe kanë përgatitur ofertën për ta bindur Sassuolon.

Rosonerët do tia ofrojnë Sassuolos kartonin e Matteo Gabbias dhe 20 milionë euro për Berardin.

Calcio Mercato, shkruan se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe se marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here